Azir Aliu konfirmon angazhimin në koalicionin VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 16:19

Azir Aliu konfirmon angazhimin në koalicionin VLEN

Ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ishte në Prishtinë, ku bashkë me zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe eksponentë të tjerë nga Aleanca për Shqiptarët realizuan takim me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit Aziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se edhe pas largimit të Taravarit nga VLEN dhe Qeveria, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e, siç thotë ai, procesit që ka nisur në VLEN dhe në këtë Qeveri.

“Unë besoj se përcaktimi për ndryshim në shoqëri nuk braktiset me pengesën e parë por ndërtohet me edhe më shumë punë! Me respekt të madh për kryetarin e partisë dhe të drejtën e tij për vlerësim politik, ndjej detyrim që publikisht të them se unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm së bashku në VLEN dhe në këtë Qeveri! Një qeveri që për herë të parë i hapi seriozisht institucionet dhe nisi të merret sistematikisht me problemet, nisi përballjen me korrupsionin dhe krimin, dhe ngriti zërin kundër shtetit të kapur nga strukturat tashmë të njohura të korruptuara të BDI-së”, shprehet Aliu

Ndoshta nuk jemi të përsosur, shprehet ai, por askush nuk mund të thotë se VLEN dhe kjo koalicion nuk sollën një dinamikë të re, një shpresë të re dhe një presion të vërtetë për ndryshime strukturore!Unë mendoj se tërheqja në këtë moment pa një plan të qartë u jep hapësirë strukturave të vjetra të BDI-së të rehabilitohen dhe “shërohen”, bashkë me narrativat e tyre të pafuqishme.

“Kjo është një rrugë që unë nuk e ndjek, sepse besoj se çdo i ri shqiptar, çdo intelektual, meriton një opsion tjetër politik – një avangardë që dëshiron një të ardhme ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani, që zgjedh fitoren e shpresës, dhe vendos të mençurit dhe të ndershmit jo vagabondët – në piedestalin e shoqërisë! Unë qëndroj krah për krah me ata që vazhdojnë të përballen me sfidat duke i parë drejt në sy – sepse tani më shumë se kurrë na duhet bashkim si popull, e jo ndarje që u shkon vetëm për shtat atyre që janë kundër progresit! Qëndroj me qytetarët, me idenë për ndryshim të vërtetë, me luftën që ka nisur të japë rezultate! Sepse kjo është thelbi për të cilin VLEN të merremi me politikë”, përfundon Aliu.

Në llogjikën e tij, sic duket, edhe anëtarët e tjerë të delegacionit duket që kanë ndarë mendjen dhe nuk shkëputen nga koalicioni VLEN. Në delegacion, krahas Arben Fetaiut dhe Azir Aliut ishte edhe Surija Rushiti, Feta Alimi dhe disa eksponentë të tjerë të kësaj partie. Flaka Media

302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 16:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?