Trajneri i Lille, Davide Ancelotti, ka shprehur vlerësimin e tij për lojën e Barcelonës, duke pranuar se përballja me skuadrën katalanase ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë.
Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, djali i Carlo Ancelottit tregoi se i pëlqen ta shikojë Barcelonën duke luajtur, ndërsa theksoi se skuadra është shumë e vështirë për t’u kontrolluar.
Ancelotti veçoi edhe Raphinhan, duke vlerësuar paraqitjet e brazilianit në rolin e sulmuesit qendror.
“Më pëlqen ta shoh Raphinhan si numër nëntë. Më pëlqejnë lëvizjet që bën. Ai sulmon hapësirat, ndërsa mesfushori ia dërgon topin në mënyrë perfekte”, u shpreh Ancelotti.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Nëntor, 2026 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.