Barometri i korrupsionit: Sfida të mëdha sociale dhe kërkesa për ndryshim
Driton ZENKU
Transparensi Interneshënall-Maqedoni publikoi Barometrin e korrupsionit për maj 2024, ku pas monitorimit të rasteve dhe veprimeve lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër tij, ngjarjet ndahen në dy kategori: “pastër” dhe “turbullt”, shkruan Flaka. Në ngjarjet e “pastërta” përfshihet shkarkimi i gjyqtarit Enver Bexheti, i cili, së bashku me Artan Grubin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për dyshime për ryshfet në rastin gjyqësor ndaj Sasho Mijallkovit. Rubrika Socio Aspekt trajton ngjarjet nga këndvështrimi sociologjik. Autor është Driton Zenku, sociolog i diplomuar.
Po ashtu, Gjykata Supreme konfirmoi ligjshmërinë e regjistrimit sekret që solli dënimin e farmacistit në Onkologji për marrje ryshfeti ndaj pacientes së ndjerë Minka Veizovska. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e Kodit Zgjedhor që rrisnin pragun për nënshkrimet e kandidatëve të pavarur, ndërsa hetimet zbuluan dëm ekonomik prej 1.5 milion denarë në M-NAV nga drejtori dhe një udhëheqës i departamentit.
Në anën tjetër, ngjarjet “turbullta” përfshijnë akuza për terapi që përkeqësuan gjendjen e pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë, anulimin e zgjedhjes së Dukovskës për gjyqtare kushtetuese nga Gjykata Administrative, mungesë paanshmërie në negociata, mosdeklarimin e pronësisë nga persona të ekspozuar politikisht, shkelje të të drejtave të njeriut në çështje dokumentesh udhëtimi dhe gjyqësore, keqmenaxhim financiar në digjitalizimin e librave amë me vlerë 8.5 milionë euro, mungesë standardesh për gjelbërim në komunat qendrore, dhe lëshim vërtetimesh me ryshfet për të huajt në qendrën e Shkupit.
Aspekti sociologjik i të dhënave të prezantuara në raportin e Transparensi Interneshënall-Maqedoni ka disa dimensione kyçe që mund të theksohen: Shkarkimi i gjyqtarëve të përfshirë në skandale dhe dënimet për ryshfet pasqyrojnë përpjekjet për pastrim të sistemit, por po ashtu tregojnë sfidat dhe mungesën e besimit në sistemin gjyqësor. Në një shoqëri ku institucionet janë të kapura nga korrupsioni, besimi qytetar bie, duke ndikuar në stabilitetin social dhe funksionimin demokratik.
Akuza për trajtime të këqija në shëndetësi, mungesa e transparencës në menaxhim, dhe korrupsioni në shërbime të rëndësishme, siç është lëshimi i dokumenteve, rrisin ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë te qytetarët. Kjo mund të sjellë alienim social, indinjatë dhe mosbashkëpunim me autoritetet.
Mosdeklarimi i pasurisë nga personat e ekspozuar politikisht dhe mungesa e paanshmërisë në negociata tregojnë për një elitë që shpesh operon jashtë normave të përgjegjshmërisë sociale dhe ligjore, duke thelluar hendekun midis qytetarëve dhe qeverisjes.
Kur qytetarët perceptojnë korrupsion të përhapur dhe mungesë të drejtësisë, kjo mund të çojë në apati politike, ulje të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe në angazhimin qytetar. Në të njëjtën kohë, mund të rritet një nevojë për aktivizëm qytetar dhe shoqëri civile që kërkon transparencë dhe llogaridhënie.
Problemet e identifikuara në sektorë kyç si shëndetësia, administrata publike dhe gjyqësori ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin social-ekonomik. Korrupsioni pengon ndarjen e drejtë të burimeve dhe mundëson përqendrimin e tyre tek pakë të privilegjuarve.
Në përmbledhje, këto të dhëna sociologjike tregojnë një shoqëri që përballet me sfida serioze në konsolidimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një bashkësie ku qytetarët ndihen të barabartë, të sigurt dhe të përfshirë në proceset demokratike. Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe një proces i thellë social për të ndryshuar marrëdhëniet mes shtetit dhe qytetarit.
Rubrika Socio Aspekt trajton ngjarjet nga këndvështrimi sociologjik. Autor është Driton Zenku, sociolog i diplomuar.
FLAKA SOT
- Filkov refuzon provimin në shqip: Kushtetuta nuk interpretohet politikisht
- Trump paralajmëron Iranin: “Koha po mbaron, veproni shpejt!”
- Griezmann me moment historik: asistimi i 100-të për Atlético Madrid në ndeshjen e fundit
- Çfarë ndodh në trupin tuaj kur hani vezë çdo ditë? Studimet tregojnë përfitime të shumta
- Liverpool mbështet Arne Slot – plan i madh për merkato verore
- Rummenigge: Hansi Flick mund t’ia sjellë Barcelonës Champions League-n
- VLEN në panik nga protesta studentore? Një ditë para protestës premtojnë zgjidhje për shqipen
- Diego Simeone konfirmon qëndrimin te Atlético Madrid – vendimi është marrë



2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?

Shqipëria e paprekshme

Rrjetet sociale: Nga revolta e Ballkanit te cirku shqiptar

Pavarësia e Kosovës: nga ëndrra kolektive te bankat e Hagës

Inteligjenca Artificiale: Dhjetë vitet që do ta ridizajnojnë botën

Autonomia universitare nuk është negociabile – standardi evropian dhe realiteti ballkanik

Autonomia universitare nuk është negociabile – standardi evropian dhe realiteti ballkanik

Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

Universiteti nuk është zyrë shtetërore

UÇK-ja nuk është dosje – është themel













