Bashkësia Lokale e fshatit Çegran reagon ndaj VLEN-it: “Mjaft më me diskriminim!”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 16:17

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran reagon ndaj VLEN-it: “Mjaft më me diskriminim!”

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si diskriminim të qëllimshëm dhe anashkalim të vazhdueshëm nga ana e autoriteteve, përfshirë edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, transmeton Flaka. Në fokus të reagimit është moskthimi i zyrës së ofiqarit në këtë fshat me mbi 12,000 banorë.

Sipas Bashkësisë Lokale, edhe pse janë ndarë 38 vende pune, Çegrani është përjashtuar padrejtësisht nga përfitimet institucionale. Përfaqësuesit lokalë ngrenë alarmin se pozita e ofiqarit, që për vite me radhë ka qenë në funksion të banorëve të fshatit, është uzurpuar dhe përdorur për përfitime politike në kurriz të qytetarëve.

“Pas pensionimit të bashkëvendasit tonë që mbante këtë funksion, vendi nuk u zëvendësua. Përkundrazi, zyra u mor padrejtësisht dhe banorëve u mohohet një shërbim bazë. Zgjidhja po sabotohet me vetëdije nga individë dhe struktura që synojnë të manipulojnë realitetin për interesa personale e politike,” thuhet në reagimin e Bashkësisë Lokale.

Përfaqësuesit e fshatit theksojnë se janë ndërmarrë shumë kërkesa zyrtare dhe janë zhvilluar takime me drejtues institucionalë për ta zgjidhur këtë çështje, por gjithçka ka hasur në vesh të shurdhër.

“Ne kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të ofiqarit në Çegran dhe emërimin e një personi të kualifikuar që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve – pa dallime, pa diskriminim dhe pa manipulime politike.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se zyra, ambientet dhe të gjitha shpenzimet për funksionimin e ofiqarit, përfshirë edhe energjinë elektrike, janë ofruar nga vetë Bashkësia Lokale, për t’i mundësuar qytetarëve shërbime të denja dhe pranë vendbanimit të tyre.

Në fund, Bashkësia Lokale paralajmëron protesta publike para Drejtorisë së Ofiqarisë në Gostivar, nëse edhe ky reagim vazhdon të injorohet.

“Çegrani nuk do të heshtë. Banorët e këtij fshati meritojnë respekt, barazi dhe shërbime publike të dinjitetshme. Mjaft më me gënjeshtra dhe mashtrime në emrin tonë.” Flaka Media

279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 16:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?