BDI akuzon Komunën e Çairit për shpërdorim prej 100 mijë eurosh në kontrata fiktive

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2025 14:07

BDI akuzon Komunën e Çairit për shpërdorim prej 100 mijë eurosh në kontrata fiktive

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Çairit për shpërdorim të afërsisht 100 mijë eurove nga buxheti i qytetarëve, përmes një kontrate që sipas tyre është fiktive dhe me çmime të fryra artificialisht.

“Komuna e Çairit ka shpërdoruar afër 100 mijë euro nga paratë e qytetarëve, duke i derdhur në kontratë fiktive për materiale të ashtuquajtura propaganduese siç janë: notesa, defterë, stilolapsa, çadra, bluza, kapele, broshura, flet-falënderime, me sasi prej qindra mijëra copësh. Përveç çmimeve të fryra katër-pesëfish më shtrenjtë sesa kushtojnë realisht, këto materiale nuk ekzistojnë askund. Askush nuk i ka parë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë, marrëveshja e firmosur kap vlerën prej 5.854.806 denarësh (rreth 100.000 euro) dhe nuk ka sjellë asnjë përfitim për qytetarët e Çairit.

“Bëhet fjalë për marrëveshje të fabrikuara vetëm për të nxjerrë para nga buxheti i Komunës, për t’i kaluar më pas në xhepa privatë. Këto nuk janë materiale propaganduese, por mekanizma të pastër korrupsioni”, vijon deklarata.

BDI thekson se kjo sjellje është “një poshtërim për banorët e Çairit”, të cilët, sipas tyre, përballen me vështirësi të përditshme, ndërsa paratë e buxhetit shpenzohen për tenderë të dyshimtë.

“Ju kërkojnë votën me 400 euro punësim, ndërsa pasurohen pa kufi me qindra mijëra euro nga tenderë fiktivë. Ky është abuzim i pashembullt,” akuzon BDI.

Partia kërkon transparencë të menjëhershme mbi kontratën, publikimin e të gjitha faturave dhe raportet e pranimit të materialeve, si dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që, sipas tyre, “e shndërruan buxhetin e Komunës së Çairit në bankomat privat”.

Në fund të reagimit, BDI akuzon drejtpërdrejt ish-kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe aktualin Visar Ganiu, duke paralajmëruar hetime të reja.

“I bëjmë me dije dyshes së korrupsionit, Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut, se që më 20 tetor në mëngjes do të hetohet marrëveshja dhe çdo denar i vjedhur nga paratë e qytetarëve. Përgjegjësi do të ketë dhe kjo ditë po vjen shpejt,” përfundon reagimi i BDI-së.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2025 14:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?