BDI akuzon VLEN-in: Premtime boshe, dështime të njëpasnjëshme dhe shërbim ndaj interesave të huaja

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 10:44

BDI akuzon VLEN-in: Premtime boshe, dështime të njëpasnjëshme dhe shërbim ndaj interesave të huaja

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së VLEN-it, duke e cilësuar këtë pushtet si “simbol të dështimeve dhe mashtrimeve elektorale”, transmeton Flaka

Nga kjo parti theksojnë se VLEN ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha për ndryshimet kushtetuese, por ka zhgënjyer qytetarët.

“Fillimisht u zotuan se ndryshimet kushtetuese do të bëheshin para formimit të Qeverisë. Më pas thanë brenda 100 ditëve. Pastaj brenda tre muajve. Në fund, brenda gjashtë muajve. Sot, pas një viti, shqiptarët dëgjojnë vetëm justifikime nga Izet Mexhiti dhe shokët e tij se ‘koha nuk ka mjaftuar’”, – theksojnë nga BDI.

Sipas tyre, në vend të vizionit dhe guximit politik, VLEN ka hapur derën për ndikime nga Beogradi dhe Moska, duke minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe duke zbehur pozitën e shqiptarëve.

Në reagim listohen edhe disa prej, siç i cilëson BDI, premtimeve të parealizuara:

  • “Premtuan 2500 vende pune – qytetarët morën zhgënjim.”
  • “Premtuan mbështetje financiare për të rinjtë – qytetarët morën zero.”
  • “Premtuan projekte kombëtare – sollën Ivan Stoillkoviqin si zëvendëskryeministër për implementin të Marrëveshjes së Ohrit.”
  • “Premtuan ndryshime kushtetuese dhe rrugë drejt BE-së – sollën partneritete me politikanë që propagandojnë ‘Botën Serbe’.”

Duke cituar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, nga BDI thonë se shmangia e debatit për BE-në dhe refuzimi i monitorimit ndërkombëtar janë strategji për të fshehur korrupsionin dhe dështimet qeveritare.

“VLEN është dëshmuar si mashtrim politik dhe turp kombëtar që po e izolon vendin dhe po i përjashton shqiptarët nga proceset vendimmarrëse,” – thuhet në reagim.

Në fund, BDI paralajmëron se tetori do të jetë momenti kur qytetarët do t’i japin fund “mashtrimeve dhe dështimeve të kësaj qeverie” përmes referendumit popullor.

“Qytetarët meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe vizion të qartë europian, jo premtime boshe dhe arsyetime qesharake. Askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë politike dhe juridike,” – përfundon reagimi i BDI-së.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 10:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë