BDI: Anëtarët po e lënë VLEN-in, shqiptarët kanë hequr dorë nga gënjeshtrat e Mexhitit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:55 Përditësuar

BDI: Anëtarët po e lënë VLEN-in, shqiptarët kanë hequr dorë nga gënjeshtrat e Mexhitit

“Çdo ditë e re është një humbje e re për VLEN-in. Anëtarë, aktivistë dhe struktura të tëra po largohen, duke lënë pas një koalicion artificial, të zbrazët dhe të diskredituar. Vetëm gjatë këtyre ditëve, anëtarë dhe struktura nga tre komuna u distancuan publikisht nga ky grupim,” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, kjo është dëshmi e qartë se shqiptarët nuk mund të udhëhiqen me gënjeshtra dhe se “politika e ndërtuar mbi interesa personale gjithmonë përfundon me dështim”.

“Mexhiti dhe rrethi i tij i ngushtë e shndërruan partinë, pa struktura të formuara, në një biznes privat, pa ide dhe pa vizion. Ata që dje besonin se VLEN do të sillte ndryshime, sot po e shohin fytyrën e vërtetë të lakmisë, përçarjes dhe tregtisë me interesat shqiptare,” – theksoi BDI.

Nga kjo parti shtojnë se shqiptarët dinë ta ndëshkojnë politikën që i nënvlerëson.
“VLEN është një eksperiment i dështuar politik i Mickoskit dhe qytetarët këtë e kanë kuptuar. Mexhiti po përpiqet ta fshehë katastrofën me sulme dhe deklarata boshe, përmes propagandës proserbe të mikut të tij Stoilkoviq, i cili vetë ka pranuar se në dy-tri raste e ka shpëtuar nga turpi publik. Sidoqoftë, shqiptarët nuk e dëgjojnë më dhe e dinë të vërtetën,” – thuhet në reagim.

BDI thekson se, ndërsa VLEN po shpërbëhet para syve të opinionit, Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim qëndron e fortë.
“Kjo është forca e vërtetë politike që rritet çdo ditë dhe që do ta udhëheqë popullin shqiptar përpara, të bashkuar dhe me dinjitet,” – përfundon reagimi.

Sipas BDI-së, tetori po afrohet dhe me të edhe ora e përgjegjësisë politike dhe juridike.
“Populli në referendum do t’ua japë ndëshkimin,” – paralajmërojnë nga kjo parti.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?