BDI dhe ASH sërish me akuza ndaj VLEN-it: Faji nuk është i opozitës shqiptare, por i VMRO-DPMNE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:54

BDI dhe ASH sërish me akuza ndaj VLEN-it: Faji nuk është i opozitës shqiptare, por i VMRO-DPMNE-së

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ashpër pas deklaratave të djeshme të kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili foli kundër shumicës së Badenterit, duke e quajtur atë të tejkaluar.

BDI: Është vazhdim i programit të VMRO-së për rrënimin e Marrëveshjes së Ohrit

Nga BDI thonë se deklaratat e Dimitrievskit janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria aktuale dhe partnerët e saj për të goditur themelet e Marrëveshjes së Ohrit dhe për ta kthyer shtetin pas në padrejtësi dhe përjashtim.

“Që nga dita e parë e mandatit, qeveria ka goditur shtyllat e barazisë:
• Shfuqizoi balancuesin dhe minoi përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore;
• Zhvlerësoi Marrëveshjen e Ohrit duke ia besuar implementimin e saj Ivan Stoillkoviçit, një figurë me bindje të njohura antishqiptare dhe putiniste;
• Fshiu në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundërligjore diasporën nga përllogaritja, duke cenuar përfaqësimin në këshillat komunalë në zonat me shumicë shqiptare;
• Zvogëloi shqiptarët në përllogaritjet zyrtare dhe heshti para diskriminimit të hapur;
• Zhvlerësoi Inspektoratin e gjuhëve duke ia hequr statusin e personit juridik, duke minimizuar rolin e tij dhe duke e barazuar me një sektor të zakonshëm në Ministrinë e Drejtësisë;
• Shndërroi Agjencinë për zbatimin e gjuhëve në një institucion inekzistent, pa asnjë funksion real, përveç faktit që Stoillkoviçi i mori hapësirat fizike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, hapja e frontit kundër mekanizmit kushtetues të Badenterit nga Dimitrievski është sulm i drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe stabilitetit në vend.
“Kjo nuk është rastësi, është vazhdim i programit të VMRO-së, e cila para zgjedhjeve paralajmëroi hapur masa kundër multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit. Partnerët e tyre të sotëm thjesht po zbatojnë këtë agjendë”, thekson BDI.

Partia e Ali Ahmetit paralajmëron se “tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm në referendumin popullor, duke treguar se Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, dinjiteti i shqiptarëve nuk negociohet dhe se çdo përpjekje për përjashtim e nënçmim do të ndëshkohet rëndë”.

Aleanca për Shqiptarët: E keqja e VLEN-it ka emër – VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj qeveritarë

Edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka dalë me reagim, duke theksuar se problemi i vërtetë nuk është opozita shqiptare, por aleatët qeveritarë të VLEN-it.

“Aleanca për Shqiptarët thekson se e keqja e VLEN-it nuk është opozita shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët, por partnerët e tyre qeveritarë – VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stoilkoviçit. Me politikat e tyre antishqiptare, këta partnerë po e përdorin dhe po e eksploatojnë VLEN-in përditë, duke e nxjerrë keq para syve të shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj partie, diskriminimi dhe degradimi i shqiptarëve po ndodh hapur, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it heshtin.

“VLEN duhet të ndalë së sjelluri si opozitë, duke u amnistuar nga mëkatet e kësaj qeverie. E keqja e tyre ka emër – VMRO-DPMNE dhe partnerët qeveritarë – dhe fajin duhet ta kërkojnë aty, si dhe te zyrtarët e vet që po legjitimojnë politikat revanshiste ndaj shqiptarëve nga tutori i tyre, Hristijan Mickoski”, thuhet më tej.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje VLEN-it që të marrë shembull nga Arben Taravari dhe të largohet sa më parë nga kjo qeveri:
“VLEN bën mirë të marrë shembull nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari Arben Taravari dhe sa më parë të tërhiqet nga kjo qeveri ekstreme ndaj shqiptarëve. Përndryshe, përgjegjësia bie mbi ta dhe askush nuk do t’i amnistojë”.

Sipas ASh-së, nëse vazhdohet me çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe degradimin e arritjeve të shqiptarëve, nuk do të ketë më as vend për falje.

“VLEN duhet t’i kthehet popullit dhe të mos merret me shpifje e sulme ndaj opozitës shqiptare, sepse shqiptarët presin përgjegjësi dhe vizion, jo arsyetime për të qëndruar një ditë më tepër në pushtet. Tetori është afër dhe alarmi për ardhmërinë politike të VLEN-it është real”, përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:54
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë