BDI: Gjendja në komunat Gostivar dhe Tetovë është për keqardhje, të zhytura në borxhe!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2024 12:20

BDI: Gjendja në komunat Gostivar dhe Tetovë është për keqardhje, të zhytura në borxhe!

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se gjendja në Komunën e Gostivarit dhe Tetovës është për keqardhje që siç thotë, janë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe. BDI përmendi borxhet e dy komunave dhe siç tha, kryetarët e komunave nuk merren me borxhet por garojnë mes vete se kush po e bën vazalin më të mirë tek shefi i tyre, Mickoski.

“Është për keqardhje gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, duke qenë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe.

Me një borxh mbi 100 milionë euro, Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna.

Lidhur me borxhin nuk qëndron aspak më mirë edhe komuna e Tetovës që udhëhiqet nga Bilall Kasami.

Ky i fundit në vend që të meret me menaxhimin e komunës, duke garuar me kolegun e tij, kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari, se cili po e bën vazalin më të mirë tek shefi i tyre, Mickovski, komuna dhe ndërmarrjet publike vazhdojnë të fundosen në borxhe.

Por, nga prijësit e shkeljes së legjitimitetit shqiptarë nuk mund të presim më shumë.

VLEN pasi degradoi gjitha të arriturat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv, ka vendosur që të fundos plotësisht edhe gjendjen e komunave që menaxhojnë, duke mos u angazhuar të përfundojnë asnjë projekt kapital për komunat që qeverisin.

Qytetarët nuk meritojnë një keqmenaxhim të tillë.

Qytetarët meritojnë shumë më shumë dhe një e gjë tillë së shpejti do të ndodh.

Ndëshkimin vazalët do ta marrin, ndërsa qytetarët do të kenë përfaqësim dinjitoz si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror”, thonë nga BDI.

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2024 12:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?