BDI: Huliganizmi dhe urrejtja po ushqehen nga pushteti

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 15:06

BDI: Huliganizmi dhe urrejtja po ushqehen nga pushteti

Sulmi i turpshëm në Manastir ndaj një qytetari shqiptar me shtetësi suedeze, vetëm pse mbante një bluzë me shqiponjë, dhe deklaratat skandaloze të një grupi tifozësh të quajtur “Çkembari” që fyejnë flamurin tonë kombëtar, janë dëshmi e qartë se nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike po ushqehen përditë nga partitë në pushtet dhe nga vetë kreu shtetëror, reaguan nga BDI

Kur në stadiume dhe tribuna publike, në praninë e udhëheqësve të shtetit, dëgjohen thirrje urrejtjeje dhe askush nuk mban përgjegjësi penale; kur përfaqësuesit më të lartë të pushtetit tallen duke thënë se “nuk kanë dëgjuar” ato thirrje, atëherë nuk bëhet më fjalë për incidente të izoluara, por për një klimë të qëllimshme nxitjeje dhe relativizimi të urrejtjes e cila nuk po ndalon.

BDI thekson se kjo qasje është në kundërshtim flagrant me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me vlerat mbi të cilat ndërtohet bashkëjetesa. Sulmet mbi baza etnike dhe fushatat e urrejtjes nuk lindin vetvetiu, ato burojnë nga politika që e sheh kolltukun para barazisë dhe që mbron huliganët në vend që t’i ndëshkojë.

Ne kërkojmë masa urgjente dhe të pakompromis:
• Prokuroria të hapë procedura për nxitje të urrejtjes ndëretnike;
• MPB të identifikojë dhe ndëshkojë autorët e sulmit;
• Kreu i shtetit dhe partitë në pushtet të ndalin diskursin që legjitimon urrejtjen dhe diskriminimin.

Flamuri shqiptar nuk është provokim, ai është i institucionalizuar, është simbol i një kombi të tërë dhe kushdo që e përdhos duhet të japë llogari para drejtësisë. Heshtja dhe vonesa janë bashkëfajësi.

Shteti nuk mund të ndërtohet mbi urrejtje, por mbi barazi dhe respekt të ndërsjellë. Flaka

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 15:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?