BDI: Kryeministri Mickovski e konfirmon paaftësinë e tij përmes sulmeve ndaj vlerave themelore të shtetit

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 21:29

BDI: Kryeministri Mickovski e konfirmon paaftësinë e tij përmes sulmeve ndaj vlerave themelore të shtetit

Deklaratat e sotme të kryeministrit Mickovski jo vetëm që i tejkalojnë të gjitha kufijtë demokratikë dhe politikë, por zbulojnë një të vërtetë të vetme – paaftësinë e tij për ta udhëhequr shtetin dhe për t’u ofruar zgjidhje të vërteta qytetarëve.

Kur një kryeministër e përdor ndikimin e tij për të demonizuar kundërshtarët politikë, në vend që të trajtojë krizat reale, kjo është një alarm për të gjithë shoqërinë.

Sulmet ndaj BDI-së nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për të mbuluar paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me marrëdhëniet ndëretnike të dëmtuara seriozisht, inflacionin në rritje, dështimin në integrimet evropiane dhe prapambetjen e vazhdueshme të shtetit.

Kjo është një strategji dobësie – të krijosh një armik atje ku nuk ekziston, për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale.

Por qytetarët nuk janë naivë.

Ata shohin se si kryeministri e shfrytëzon kohën dhe burimet e shtetit për revanshe personale, ndërkohë që shkollat, spitalet dhe ekonomia po shkojnë drejt greminës.

Kryeministri Mickovski duket se i ka ngatërruar kompetencat e tij.

Në vend që të kujdeset për standardin dhe perspektivën e qytetarëve, ai vendoset në rolin e prokurorit dhe gjykatësit njëkohësisht, duke shpallur fajtorë pa pasur ende një proces ku të dëshmohet fajësia ose pafajësia.

Kjo jo vetëm që është në kundërshtim me parimet demokratike, por tregon gjithashtu një prirje të rrezikshme për të kapur institucionet për qëllime personale.

Rreziku më i madh i retorikës së Mickovskit është se ajo synon në mënyrë të drejtpërdrejtë të minojë Marrëveshjen e Ohrit – bazën e stabilitetit, paqes dhe së ardhmes së Maqedonisë.

Fjalët e tij nuk janë thjesht sulme politike; ato janë sulme ndaj vizionit të përbashkët të të gjithë qytetarëve për një Maqedoni evropiane.

Në vend që të jetë kryeministër për të gjithë, Mickovski zgjedh të jetë kryeministër i përçarjeve dhe urrejtjes.

Pretendimet për “radikalizim” dhe “militarizim” të BDI-së janë aq të pavërteta dhe të tejdukshme sa që edhe mbështetësit e tij i shohin përmes tyre.

Kjo është një taktikë klasike e politikanëve që nuk kanë rezultate – të krijojnë skenarë të rremë krizash dhe të përdorin institucionet për përndjekje politike.

Por, zoti kryeministër, manipulimet tuaja kanë një kufi.

Maqedonia e Veriut nuk është lodra juaj dhe qytetarët nuk janë ushtarët tuaj.

Parimet demokratike që po i minoni sot do t’ju arrijnë nesër, sepse qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

BDI nuk do të lejojë të bëhet viktimë e taktikave tuaja.

Ne mbetemi të vendosur në paqen, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Ata që punojnë kundër këtyre qëllimeve do të identifikohen dhe dënohen nga qytetarët, të cilët kërkojnë unitet, e jo përçarje.

Zoti Mickovski, retorika juaj tashmë nuk ka peshë.

Qytetarët e dinë se kush punon për të ardhmen e tyre dhe kush i përdor ata për agjenda personale.

BDI mbetet zëri i stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit. Maqedonia e Veriut do të ecë përpara – me ju ose pa ju.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 21:29
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë