BDI: Marrëveshja e Ohrit është themeli i shtetit dhe garancia e së ardhmes europiane

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:50

BDI: Marrëveshja e Ohrit është themeli i shtetit dhe garancia e së ardhmes europiane

Në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim kujton ditën historike kur shqiptarë e maqedonas vendosën t’i japin fund luftës dhe të ndërtojnë një shtet të përbashkët mbi barazi, stabilitet dhe integrim euro-atlantik. Ky dokument i garantuar nga SHBA dhe BE ndryshoi përfundimisht rrjedhën e vendit tonë.

Në këto dy dekada e gjysmë, me punë dhe përkushtim u ndryshua kushtetuta, u sigurua përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, u afirmuan simbolet kombëtare, u ndërtuan universitete, shkolla, spitale e infrastrukturë moderne. Shqiptarët u përfaqësuan në të gjitha institucionet, duke arritur deri te posti i Kryeministrit të parë shqiptar, një premtim i realizuar me vepra, jo vetëm me fjalë.

BDI kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfqinjësore, në anëtarësimin e vendit në NATO dhe në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Nga këto arritje fitoi gjithë shteti, nuk humbi askush.

Si autorë dhe zbatues të Marrëveshjes së Ohrit, ne nuk do të lejojmë revizion të saj apo tentime për t’i zhvlerësuar të arriturat e përbashkëta. Populizmi afatshkurtër dhe lojërat elektorale nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë e burrështetasve që mendojnë për të ardhmen e vendit.

Ata që nuk kanë dhënë asnjë kontribut kombëtar dhe sot shfaqen si gjykatës të historisë, nuk mund të vendosin mbi sakrificat dhe fitoret e popullit tonë. Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e askujt, por trashëgimi e përbashkët dhe garanci e barazisë së qytetarëve.

Sot, më shumë se kurrë, është koha të qëndrojmë bashkë, të lidhur pas rrënjëve tona, jo pas interesave të ngushta. Vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë dinjitetin kombëtar dhe të sigurojmë që çereku i shekullit të Marrëveshjes së Ohrit të na gjejë krenarë, jo të përkulur.

BDI është gjithmonë në shërbim të barazisë, stabilitetit dhe integrimit europian të vendit.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 17:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?