Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka nisur një fushatë të re në rrjetet sociale me mesazhin goditës: “Shqiptarët, nga Hero me BDI, në Zero me VLEN”, shkruan Flaka. Posterë me këtë përmbajtje po shpërndahen masivisht nga aktivistët e partisë në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera.
Fushata e BDI-së vjen në vazhdën e akuzave të shtuara për përjashtimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore pas ardhjes së qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj, përfshirë koalicionin VLEN.
Përfaqësues dhe zyrtarë të BDI-së kanë denoncuar ashpër punësimet joproporcionale, fshirjen e dispozitave ligjore që garantonin përfaqësim të drejtë, si dhe mungesën e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë në qeveri.
Kjo fushatë synon të mobilizojë opinionin publik shqiptar duke i dhënë formë vizuale dhe emocionale pakënaqësive që janë artikuluar nga BDI në këto 12 muaj të qeverisë VMRO-VLEN. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Korrik, 2025 20:13
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.