BDI përgjigje VLEN-it: Po i pret një humbje e rëndë për shkak të politikave izolacioniste dhe korrupsionit

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 13:50

BDI përgjigje VLEN-it: Po i pret një humbje e rëndë për shkak të politikave izolacioniste dhe korrupsionit

Në një reagim të ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të koalicionit opozitar VLEN, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka theksuar se sulmet ndaj ministrit të Jashtëm Bujar Osmani janë dëshmi e mungesës së vizionit dhe rezultateve të opozitës shqiptare.

“VLEN-i që po shkatërron të ardhmen evropiane të shtetit, nuk mund të pajtohet me sukseset diplomatike të Bujar Osmanit,” thuhet në reagimin zyrtar të BDI-së.

BDI nënvizon se Osmani është ndër figurat më të rëndësishme në rrugën e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut:

“Bujar Osmani është ministri më i suksesshëm i jashtëm në historinë e vendit, dhe ai ka dhënë më shumë se kushdo tjetër për integrimet e shtetit në NATO dhe BE,” theksojnë nga partia.

Për BDI-në, VLEN është bërë pengesë e drejtpërdrejtë për proceset integruese dhe përfaqëson forca që, për interesa të ngushta partiake, kanë zgjedhur bashkëpunimin me VMRO-në:

“Në çështjen më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni, integrimin evropian, VLEN nuk ka bërë absolutisht asgjë. Përkundrazi, të ulur në prehrin e Mickoskit, po i mbajnë shqiptarët të izoluar nga bota,” thuhet në deklaratë.

BDI akuzon opozitën për mungesë suksesi dhe retorikë destruktive:

“VLEN nuk ka asnjë sukses as në skenën ndërkombëtare, as në atë vendore. Nuk u ka mbetur tjetër veçse të sulmojnë sukseset e shqiptarëve në Maqedoni,” shton partia.

Sipas BDI-së, qytetarët janë të zhgënjyer me performancën e VLEN-it dhe këtë do ta dëshmojnë në zgjedhjet e ardhshme:

“Strukturat kriminale të VLEN-it, në më shumë se një vit qeverisje kanë sjellë vetëm poshtërime dhe pasiguri për shqiptarët. Sot, shqiptarët ndjejnë zemërim dhe zhgënjim – dhe këtë do ta shprehin me forcë në zgjedhje,” përfundon reagimi.

BDI përmes kësaj deklarate e ka vendosur qartë vijën ndarëse mes, siç e cilëson ajo, rrugës së integrimeve evropiane të përfaqësuar nga Osmani dhe rrugës së izolimit të përfaqësuar nga VLEN-i.

84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 13:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?