BDI: Përjashtimi i shqiptarëve – me ritme alarmante, në Ministrinë e Energjetikës 18 maqedonas – 0 shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 12:17

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve – me ritme alarmante, në Ministrinë e Energjetikës 18 maqedonas – 0 shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për diskriminimin sistematik dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Flaka. Rasti i fundit në Ministrinë e Energjetikës, ku nga 18 të punësuar të Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për diskriminimin sistematik dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo nuk është rastësi. Ky është implementimi i hapur dhe agresiv i një plani të dakorduar mes dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia politike që nga viti 2022. Qëllimi është i qartë: shqiptarët të margjinalizohen plotësisht nga institucionet shtetërore dhe publike, duke u shtyrë në periferi të sistemit politik, administrativ dhe ekonomik të vendit.

Ky plan po zbatohet çdo ditë, me një ritëm të shpejtë dhe një dinamikë të sinkronizuar, duke përjashtuar shqiptarët nën pretekstin e “profesionalizmit” dhe “kompetencës”, një narrativë e rrezikshme që po përdoret për të rikthyer një shtet monoetnik, në kundërshtim me frymën dhe germën e Marrëveshjes së Ohrit.

Në këtë projekt të zhbërjes së barazisë, janë përfshirë edhe disa vasalë shqiptarë, të cilët në këmbim të pozicioneve të përkohshme po legjitimojnë një nga qeveritë më të dobëta dhe jolegjitime etnikisht që ka njohur Maqedonia në 35 vitet e pluralizmit.

Sot, shqiptarët janë të padëshiruar në çdo institucion, nga energjetika te drejtësia, nga mbrojtja te administrata publike.

BDI riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për të mbrojtur të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe për të ndërprerë çdo tentativë për përjashtim, diskriminim dhe zhbërje të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Çdo skenar që cenon barazinë do të kundërshtohet me të gjitha mjetet demokratike dhe politike. asnjë nuk është shqiptar, është dëshmi e qartë e një plani të mirëmenduar për zhbërjen e statusit shtetformues të shqiptarëve në vend. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 12:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?