BDI: Qeveria njëetnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 07:54

BDI: Qeveria njëetnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit

Në hije të debaklit të madh  në Parlamentin Evropian, po kalon në heshtje lajmi se shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje i Bashkimit Evropian. Këto mjete nuk ishin simbolike, reagoi BDI.

Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve. Por paaftësia, mungesa e koordinimit dhe kaosi institucional u bënë pengesë edhe për tërheqjen e fondeve tashmë të aprovuara.

Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor 2024, duke e lënë shtetin pa 2.1 milionë euro. E njëjta ministri nuk i ka përmbushur as detyrimet për qershor 2025, duke humbur edhe të paktën 10 milionë euro të tjera. Ndërkohë, edhe Ministria e Financave ka dështuar në të njëjtën mënyrë, duke humbur pjesën më të madhe të 4.2 milionëve të parashikuara. Tre ministri, tre institucione kyçe dhe asnjë ndjenjë urgjence apo përgjegjësie.

“Maqedonia e Veriut duhej të merrte 17 milionë euro për reformat deri në dhjetor dhe edhe 70 milionë euro për obligimet e qershorit. Në vend të kësaj, kemi një arkë reformash bosh, kredibilitet të humbur dhe një përulje të rëndë para partnerëve evropianë. Në një kohë kur rajoni përparon, shteti ynë vetë po i vë pengesa vetes, duke bllokuar rrugën jo vetëm drejt BE-së, por edhe drejt normalitetit”, reaguan nga partia e Ahmetit.

Ky është një model qeverisjeje që prodhon ngecje, pasiguri dhe dëm ekonomik. Qeveria nuk e ka humbur vetëm besimin e Brukselit, ajo po e humb edhe besimin e vet qytetarëve. Askush nuk mund të flasë për zhvillim dhe mirëqenie, ndërkohë që bllokon fondet që janë të merituara, jo të dhuruara.

BDI kërkon një sqarim urgjent: kush është përgjegjës për këtë humbje dhe çfarë do të ndërmarrë Qeveria për të mos lejuar një katastrofë tjetër? Sepse një shtet që nuk di t’i shfrytëzojë mundësitë, nuk ka të drejtë të ankohet për pengesat. 

Dhe ndërkohë që qytetarët përballen me kosto të rritura, inflacion dhe kaos institucional, Qeveria lejon që 40 milionë euro të avullojnë, pa zë, pa reagim. Kjo nuk është reformë. Kjo është vetëshkatërrim. Flaka

69
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 07:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
69
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?