BDI Tetovë: Të zbardhen kontratat në vepër në Komunën e Tetovës

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 16:42

BDI Tetovë: Të zbardhen kontratat në vepër në Komunën e Tetovës

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë ka kërkuar zyrtarisht transparencë dhe llogaridhënie nga Komuna e Tetovës për mënyrën e shpenzimit të buxhetit komunal, përcjell Flaka. Në një reagim publik, BDI shpreh shqetësimin për raportimet mediatike dhe burimet zyrtare që tregojnë se persona të caktuar po paguhen përmes kontratave në vepër, pa pasur ndonjë angazhim konkret në Komunë apo në ndërmarrjet publike.

“Këto pagesa të pajustifikuara përbëjnë abuzim me mjetet publike dhe padrejtësi ndaj qytetarëve të Tetovës,” thuhet në deklaratën e BDI-së, duke shtuar se buxheti komunal duhet të shërbejë për rrugë, shkolla, ujësjellës dhe përmirësim të shërbimeve publike, e jo për qëllime politike apo logjistikë partiake.

Këshilltarët komunalë të BDI-së në Kuvendin Komunal të Tetovës kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare për qasje në informata me karakter publik. Qëllimi është të zbardhet lista e personave të angazhuar me kontratë në vepër dhe të shpjegohet baza ligjore dhe funksionale e këtyre angazhimeve.

“Tetovarët kanë të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre,” thuhet më tej në komunikatë, duke nënvizuar se paratë publike duhet të shërbejnë për projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

BDI – Dega Tetovë thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim ligjor i çdo udhëheqësie lokale që kujdeset për qytetarët. Flaka

292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 16:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?