BDI, VLEN dhe ASH mbështesin përpjekjet e SHBA-ve kundër Iranit bërthamor

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2025 22:33

BDI, VLEN dhe ASH mbështesin përpjekjet e SHBA-ve kundër Iranit bërthamor

Si rezultat i përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme dhe përballë rrezikut të përhapjes së armëve bërthamore nga Irani, partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë shprehur qëndrime të qarta në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Flaka.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një reagim publik, ka theksuar shqetësimin e thellë për rrezikun që paraqet një Iran i armatosur me armë bërthamore dhe ka shprehur mbështetje të plotë për përpjekjet e SHBA-së dhe aleatëve për parandalimin e përhapjes së armëve të tilla.

“BDI qëndron fuqishëm në anën e vlerave euroatlantike: parandalimit të kërcënimeve bërthamore, mbrojtjes së paqes, dhe forcimit të sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin zyrtar.

BDI nënvizon se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s, ka obligim dhe përkushtim ndaj sigurisë globale dhe partneritetit strategjik me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.

Aleanca për Shqiptarët, nga ana e saj, përmes një deklarate nga lideri Arben Taravari, e ka cilësuar armatimin bërthamor si një kërcënim për njerëzimin, jo si garanci sigurie.

“Siguria ndërkombëtare nuk ndërtohet mbi kërcënimin bërthamor, por mbi bashkëpunimin, paqen dhe respektin për vlerat universale të lirisë dhe demokracisë”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Kjo parti gjithashtu ka përkrahur pozicionin e SHBA-së dhe BE-së kundër programit bërthamor iranian, duke kërkuar më shumë diplomaci dhe më pak armë.

VLEN, si pjesë e re e pushtetit, ka deklaruar se mbështet plotësisht qëndrimet e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë, dhe se është kundër çdo forme të kërcënimit bërthamor.

“Ne kemi nevojë për një botë ku siguria dhe dialogu janë vlera që askush nuk guxon t’i rrënojë”, thekson qëndrimi i përbashkët i këtij grupimi politik.

Qëndrimet e partive shqiptare në RMV tregojnë një unitet të qartë pro-perëndimor dhe një koordinim të pozicionit të tyre me qëndrimet strategjike të SHBA-së, veçanërisht në çështje të ndjeshme globale siç është rreziku nga Irani.

Në një moment kur siguria ndërkombëtare është në rrezik, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po ripozicionohen si faktor konstruktiv dhe besnik ndaj aleatëve të tyre në Perëndim.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2025 22:33
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë