BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:30

BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi të hënën ta heqë kufizimin ndaj mallrave nga Serbia në pikën kufitare në Merdare, ndërsa të martën ky pikëkalim u hap për mallrat serbe.

BE-ja e ka parë si “lajm të mirë“ vendimin e Qeverisë së Kosovës me shpresë se, në këtë mënyrë, është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani.

Burime diplomatike në BE thanë për Radion Evropa e Lirë Gjermania ka punuar për ta zgjidhur çështjen e asaj bllokade, ndërsa të hënën, Gjermania i ka njoftuare dhe vendet e tjera për ecurinë e bisedimeve me Kosovën dhe me Serbinë.

Ato thanë se akoma nuk i dinë të gjitha hollësitë nga bisedimet rreth CEFTA-s sepse, përveç heqjes së kufizimit ndaj mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës, duhet gjetur edhe modalitetin për pjesëmarrjen e Kosovës dhe një zgjidhje me të cilat do të pajtoheshin të gjitha palët.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën pa vendimit se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka rikujtuar rëndësinë që CEFTA-s ka për tregun rajonal dhe ka përsëritur mbështetjen e fuqishme të bllokut për këtë.

“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Kjo është kyçe për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal dhe pjesë përbërëse e planit për rritje në rajon, dhe të dyja këto sjellin përfitime të dukshme për qytetarët në të gjithë rajonit“, tha Stano./REL

115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?