Bekteshit i vazhdohet paraburgimi, policët e arrestuar “shpëtojnë” me masa kujdesi!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2025 22:14

Bekteshit i vazhdohet paraburgimi, policët e arrestuar “shpëtojnë” me masa kujdesi!

Gjykata Themelore Penale e Koçanit ka pranuar sot propozimin e Prokurorit shtetëror dhe i ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, ndërsa ka caktuar “masa kujdesi” kundër gjashtë oficerëve të policisë, nga gjithsej shtatë të dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë publike në lidhje me zjarrin në Koçan, shkruan gazeta KOHA.

Policët e arrestuar sot u nxorrën para gjykatësit, me propozim të prokurorit publik, për procedurë paraprake, pas së cilës, siç njoftoi Gjykata Penale, u janë shqiptuar masa për sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit, ndalim për ta lëshuar vendbanimin, për t’u paraqitur në gjykatë, ndalim për kontakte me të pandehur dhe të dyshuar të tjerë, si dhe ndalim për të ndërmarrë aktivitete të caktuara pune.

Prokuroria sot hapi hetim kundër dhjetë oficerëve të policisë për zjarrin në Koçan, nga të cilët propozoi caktimin e masave të kujdesit për shtatë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë, siç informoi Prokuroria, janë siguruar me procedurë paraprake.

Nga Prokuroria Publike Republikane thonë se në këtë rast të veçantë ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit, si bashkëpunëtorë, kanë kryer krimin e veprave të rënda kundër sigurisë publike midis 7 dhjetorit 2012 dhe 21 janarit 2022.

Të dyshuarit, si zyrtarë të punësuar në SP Shtip dhe Stacionin Policor Koçan, gjatë asaj periudhe kohore, si bashkëkryerës, nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse – nuk kanë kryer një kontroll të plotë dhe të detajuar në lidhje me dhënien e pëlqimit pozitiv për dhënien e licencës për kabarenë “Puls”, në fushën e sigurisë në trafik dhe rendit publik.

Me lëshimin e pëlqimit, të gjithë së bashku i kanë mundësuar personit juridik të merrte licencë për të kryer aktivitete hotelierike, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara. Dhjetë nëpunësit policorë kanë marrë kallëzim penal lidhur me zjarrin në kabarenë Puls në Koçan, në të cilin kanë humbur jetën 61 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar. (koha.mk)

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2025 22:14
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë