Bela i drejtohet Mickoskit: Nuk je ti që vendos për shqiptarët – Kujtoje Iliridën e 1992-shit!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 19:34

Bela i drejtohet Mickoskit: Nuk je ti që vendos për shqiptarët – Kujtoje Iliridën e 1992-shit!

Deklaratat e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski kanë nxitur reagime të forta nga përfaqësues politikë dhe figura publike shqiptare. Mes tyre edhe Valon Bela, i cili ka dërguar një porosi të qartë dhe të drejtpërdrejtë ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së:

“Porosi për Mickovskin: Nuk je ti që vendos çfarë bëhet me shqiptarët. Dhe po, falë teje dhe antishqiptarizmit tënd, opozita shqiptare do t’i fitojë të gjitha komunat, e pastaj fuc. off së bashku me pinxhur-identitetin tënd!”

Reagimi i ashpër i Belës vjen pas deklaratës së Mickoskit, i cili akuzoi partitë shqiptare për mashtrime shumëvjeçare dhe tentoi të përshkruajë VMRO-DPMNE-në si alternativë të vetme reale në skenën politike.

“Ata që i mashtruan shqiptarët më shumë se 22 vjet… do të vazhdojnë të mashtrojnë votuesit shqiptarë… Dhe me kë duhet të bëjnë qeveri? Me VMRO-në, sipas tyre, antishqiptare – sepse realiteti është që VMRO-DPMNE-ja do të fitojë”, deklaroi Mickoski.

Por sipas Belës dhe shumë të tjerëve, kjo qasje është jo vetëm përçmuese, por edhe provokuese për memorien historike të shqiptarëve në Maqedoni. Ai rikujtoi një dokument të vitit 1992, të përpiluar nga Kuvendi i Iliridës në Gostivar, i cili në mënyrë vizionare artikulonte kërkesën për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve:

“Po që se Kuvendi i RM-së nuk e aprovon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk i garanton kërkesat për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve… do të detyrohemi ta avancojmë përcaktimin tonë politik në përputhje me të drejtën natyrore, etnike dhe historike të popullit shqiptar për vetëvendosje.”

Për shumë analistë, kjo porosi historike nuk është retorikë e së kaluarës, por një kujtesë për çdo pushtet që nënvlerëson vullnetin dhe peshën politike të shqiptarëve në shtet. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?