Bisedë telefonike Mucunski – Lipavski: Rajoni i Ballkanit Perëndimor sa më shpejt duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 22:44

Bisedë telefonike Mucunski – Lipavski: Rajoni i Ballkanit Perëndimor sa më shpejt duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavski.

Siç njofton MPJ-ja, ministri Lipavski e uroi ministrin Mucunski për emërimin në këtë pozitë, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave të tij. Ministrat iu referuan 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke theksuar angazhimet e ndërsjella për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Mucunski, thuhet se, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qartë të Republikës Çeke për negociatat e inkuadrimit të vendit tonë me Bashkimin Evropian, ndërsa rikonfirmoi vendosmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen në organizatat shumëpalëshe.

“Bashkëbiseduesit shprehën pritshmëri për përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve dhe zbatimin e suksesshëm të reformave duke theksuar njëkohësisht rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e familjes së BE-së”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bisedës, siç thuhet, janë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për bashkëpunimin dhe sfidat në formatet multilaterale me qêllim përfundimtar ruajtjen e sigurisë dhe paqes në kontinentin evropian.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 22:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?