Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, ka reaguar ashpër ndaj zv.kryeministrit Izet Mexhiti, duke e akuzuar për heshtje përballë deklaratave fyese të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Në një postim publik, Bexheti shprehet se sjellja e Mexhitit nuk ka asnjë lidhje me idealizëm apo patriotizëm, por është një akt i pastër nënshtrimi për interesa personale.
“Nuk ka poshtërsi më të madhe se të flasësh për Luftën e UÇK-së të vitit 2001, ndërsa puth dorën e padronit që atë luftë e quajti ‘të padrejtë’ dhe ‘qyqare’.
Ky nuk është as idealizëm, as patriotizëm – kjo është shitje e pastër e nderit për një karrige të vogël në tavolinën e pushtetit; kjo është thjesht vazalitet. Siç thotë populli: ‘Vazali nuk ulet në tryezë, por në prag të derës dhe flet vetëm kur i lejon padroni,’” ka shkruar Bexheti.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Gusht, 2025 23:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.