Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë me rritje prej 2,3 për qind

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:33

Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë me rritje prej 2,3 për qind

Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në tremujorin e dytë të vitit shënoi rritje prej 2,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Në tremujorin e dytë të këtij viti, një rritje më e madhe është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Art, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete të tjera shërbimi; Aktivitetet e familjeve si punëdhënës; aktivitetet e familjeve që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre nga 9.5 për qind, ndërsa 8.7 për qind në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike dhe veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse.

Të dhënat statistikore tregojnë se konsumi final i familjeve, duke përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë familjeve, në tremujorin e dytë të këtij viti, nominalisht rritet me 4,7 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 74,5 për qind.

Në të njëjtën periudhë, informon ESHS, eksporti i mallrave dhe shërbimeve u ul nominalisht me 3.4 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rënie nominale prej 5.2 për qind.

Investimet bruto në tremujorin e dytë të vitit shënuan rritje në pjesën e investimeve bruto në mjete fikse, ndërsa rënie në ndryshimin e furnizimeve.

BPV-ja në tremujorin e parë arriti në 1.2 për qind, ndërsa me ribalancin e buxhetit parashikohet në masën 2.1 për qind.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?