Bujar Osmani i përgjigjet VLEN-it: “Gënjeshtra u bë normalitet”

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 15:16

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN-it: “Gënjeshtra u bë normalitet”

Në një reagim të prerë ndaj komunikatës së fundit të VLEN-it, ish ministri i Jashtëm, zyrtar i BDI-së dhe kandidat i kësaj partie për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, hodhi poshtë akuzat se gjatë mandatit të tij nuk ka vizituar asnjëherë Kosovën.

“Sot dolën me një komunikatë zyrtare duke thënë se gjoja nuk kam vizituar asnjëherë Kosovën gjatë mandatit tim. Zero vizita. Pa asnjë ndjesi turpi. Pa asnjë shqetësim se po gënjejnë publikisht. Për ta, gënjeshtra është bërë normale. Kujtojnë se kalon,” – tha Osmani.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë një mundësi për t’i dhënë fund normalizimit të gënjeshtrës politike dhe për t’u rikthyer tek e vërteta dhe llogaridhënia.

Për të vërtetuar fjalët e tij, Osmani publikoi me dhjetëra fotografi nga vizitat e shumta në Kosovë, ku shihet në takime me zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë qeverinë aktuale dhe atë të mëhershme.

Ky reagim nënvizon përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim rajonal dhe vërteton rolin e tij aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta me Kosovën gjatë gjithë mandatit si ministër i Punëve të Jashtme. Flaka

266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 15:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?