Bujar Osmani: Me njoftime të rreme për kaos, Mickoski i fyen dhe i ndan qytetarët

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 14:23

Bujar Osmani: Me njoftime të rreme për kaos, Mickoski i fyen dhe i ndan qytetarët

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot reagoi publikisht ndaj akuzave të reja të kryeministrit Mickoski, i cili pretendon se gjoja BDI po përgatitej të shkaktonte kaos gjatë zgjedhjeve.

“E njihni tregimin për ujkun: herën e parë bërtet, herën e dytë, të tretën, por pastaj askush më nuk të beson. Mickoski një vit të tërë herë thoshte se në Çair ka banesa me grupe të armatosura, pastaj fliste për destabilizim. Pastaj: ‘BDI do të bëjë këtë, BDI do të bëjë atë’. Dhe e shihni që njerëzit tashmë nuk e dëgjojnë më. Nuk i besojnë. Sepse mund të trillosh një herë, dy herë, tre herë, por pastaj askush nuk të merr më seriozisht”, deklaroi Osmani.

Ai i dërgoi mesazh kryeministrit se një narrativë e tillë politike dëmton jo vetëm atë personalisht, por edhe institucionin që ai përfaqëson.

“Propozimi im për Mickoskin është të ndalojë me këtë narrativë, sepse duket keq. Megjithatë, ai është kryeministri i shtetit tim dhe ka rëndësi nëse kryeministri del me deklarata që e bëjnë të duket i paserioz para qytetarëve”, theksoi Osmani.

Osmani adresoi edhe kritika serioze përjashtimit etnik që, siç tha, vjen nga nivelet më të larta të pushtetit.

“Çdo ditë trokas në dyert e Çairit, flas me shumë maqedonas që vetë më thonë se ajo që po bën Mickosi, përpjekjet për të poshtëruar shqiptarët dhe për të krijuar ndarje mes maqedonasve dhe shqiptarëve i shqetëson më shumë pikërisht maqedonasit në Çair, sepse ata janë pakicë këtu. Kur ata dëgjojnë se si kryeministri çdo ditë i fyen bashkëqytetarët e tyre shqiptarë, kur u thotë se ‘do t’i tërheqë për veshësh’ ose se ‘nuk e duan shtetin’, ata këtë e përjetojnë si fyerje”, tha Osmani.

Prandaj, nënvizoi ai, Çairi do të japë një mesazh të fuqishëm:

“Më i rëndësishmi është bashkëjetesa në Çair. Mos përzieni parulla nacionaliste, sepse bashkëjetesa është themeli. Dhe pikërisht për këtë sondazhet u tregojnë rënie prej rreth 150 mijë votash VMRO-DPMNE-së. Për këtë arsye, tani po përpiqen ta ndërtojnë fushatën e tyre mbi kurriz të BDI-së dhe mbi njëfarë albanofobie, për të cilën mendojnë se ekziston te përkrahësit e tyre. Por besoni, edhe për përkrahësit e tyre më i rëndësishëm është bashkëjetesa dhe respekti ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë. Shumë prej tyre zemërohen me kryeministrin që vazhdimisht përpiqet t’i fyejë shqiptarët për të fituar një pikë politike më shumë.”

BDI bën thirrje për një fushatë dinjitoze, të orientuar drejt projekteve, barazisë dhe së ardhmes evropiane, e jo drejt frikës, përçarjeve dhe narrativave të rreme.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?