Bujar Osmani në darkë pune me ambasadoren e Danimarkës

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 21:30

Bujar Osmani në darkë pune me ambasadoren e Danimarkës

Ish-ministri i Jashtëm dhe funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka zhvilluar një darkë pune me Ambasadoren e Danimarkës në Maqedoninë e Veriut, znj. Pernille Dahler Kardel.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani njoftoi se temë kryesore e diskutimit ishin sfidat në procesin e integrimit evropian të vendit, si dhe çështjet ndëretnike që lidhen me stabilitetin dhe bashkëjetesën në shoqëri.

“Diskutuam mbi sfidat e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend,” shkroi Osmani, duke e vlerësuar takimin si të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Takimi vjen në një periudhë kur çështja e integrimit evropian dhe harmonisë ndëretnike mbetet në qendër të vëmendjes së faktorit vendor dhe ndërkombëtar. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 21:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?