Bujar Osmani: Tema e integrimeve në BE nuk duhet të jetë pjesë e llogarive ditore partiake

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:34

Bujar Osmani: Tema e integrimeve në BE nuk duhet të jetë pjesë e llogarive ditore partiake

Osmani me apel për bashkim rreth së ardhmes evropiane: Hajde të nënshkruajmë marrëveshje ndërpartiake dhe të mos polemizojmë për BE-në

FLAKA

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, dha një mesazh të qartë se është e nevojshme uniteti kombëtar rreth integrimit evropian të vendit, pasi iu bë pyetja për të komentuar qëndrimin e Venko Filipçes për ndryshimet kushtetuese.

“Unë mendoj se rruga më e mirë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian është të mbajë rregullat që i kemi dakorduar. Secili prej atyre rregullave na mbron, sepse siç kam thënë, ato rregulla janë filtër që të mos ketë kërkesa të reja,” deklaroi Osmani, duke paralajmëruar se çdo devijim do të nënkuptonte hyrje në “territor të panjohur” ku secili mund të imponojë kushte të reja.

Në përgjigjen e tij, Osmani hapi një tezë konstruktive, një propozim për marrëveshje politike kombëtare sipas shembullit të Kroacisë, me të cilën tema e BE-së nuk do të përdorej më për sulme ndërpartiake.

“Sa herë kam kërkuar, hajde të nënshkruajmë marrëveshje ndërpartiake, që tema Bashkimi Evropian të mos na bëhet pjesë e polemikave ditore politike. Hajde të garojmë për arsim, për shëndetësi, por për BE-në – jo. Këtë e kam marrë nga shembulli i Kroacisë. Kur kryeministri dhe lideri i opozitës i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe thanë, kurrë të mos polemizojnë për këtë temë, gjërat shkuan përpara. Dhe çfarë ndodhi? Ka pasur polarizim të madh, por kurrë ndonjë politikan opozitar në Bruksel nuk ka folur kundër qeverisë për temën e BE-së,” tha Osmani.

Ai bëri thirrje që të gjitha partitë politike në shtet të tregojnë pjekuri dhe të ndajnë përgjegjësinë për agjendën evropiane.

“Hajde të nënshkruajmë marrëveshje të gjitha partitë politike që për temën Bashkimi Evropian nuk do të kritikojmë, nuk do të sulmojmë, do ta marrim përgjegjësinë së bashku. Dhe hajde të respektojmë marrëveshjet, sepse ato na mbrojnë ne. Ky është qëndrimi ynë,” përfundoi Osmani.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?