Nis seanca në rastin Banjska, të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë
Tre të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të ndodhur më 23 shtator 2023. Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë thënë në seancën gjyqësore se janë të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.









