Çfarë ka ndodhur me të? Këngëtarja e famshme bëri apel për humbjen e mbesës
Ylli i popit, Leigh-Anne Pinnock, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se mbesa e saj, e cila u shpall e zhdukur më 22 korrik, është gjetur.
“Mbesa ime është gjetur, thjesht dua t’i falënderoj të gjithë për ripostimin dhe ndarjen, do të thotë vërtet gjithçka”, ka shkruar ish-ylli i “Little Mix” në një postim në “Instastory”.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ajo hyri në rrjetet e saj sociale për të ndarë imazhet e mbesës së saj 13-vjeçare, e cila u zhduk në zonën e High Wycombe.
Ylli i popit bëri një apel urgjent në kërkimin e mbesës së saj të zhdukur. Ajo tha se mbesa e saj Faith u zhduk në zonën e High Wycombe, Buckinghamshire, dhe për herë të fundit u pa e veshur me një bluzë të zezë, dollakë të zeza me një çantë shpine Jordan.
Anne Pinnock shtoi se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar dhe se policia ishte informuar.
The “Black Project”, një grup arti dhe kulture që ka bashkëpunuar më parë me bamirësinë e Pinnock, “The Black Fund”, gjithashtu ndau apelin dhe tha se 13-vjeçarja ishte zhdukur që nga pasditja e 22 korrikut.

Pinnock tha: “Mbesa ime Faith ka humbur. Ju lutemi shpërndajeni, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, ajo nuk ka telefon apo para. Policia është informuar, por ende nuk e ka gjetur atë”.
















