Dameva: Së shpejti do të jetë gati raporti i Komisionit për arratisjen e Blerim Ramadanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:04

Dameva: Së shpejti do të jetë gati raporti i Komisionit për arratisjen e Blerim Ramadanit

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor thekson se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje ligjore për idenë e qeverisë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, megjithatë, ajo përsërit qëndrimin se gjyqësori është pushtet i ndarë nga ai ekzekutiv.

“Ne rekomandimet tona i kemi dorëzuar në kuadër të grupit punues i cili i ka punuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Në Vazhdimësi kishte përfaqësues tanë dhe ajo u iniciua, sërish do të theksoj nga raporti i dorëzuar i Misionit Vlerësues. Të gjitha rekomandimet janë dorëzuar atëherë, megjithatë edhe në periudhën e ardhshme jemi të gatshëm nëse propozohet zgjidhje e re ligjore ose qaset drejt zgjidhjes së re ligjore. Absolutisht me propozimet tona do të marrim pjesë aktivisht në drejtim të përgatitjes së ligjit solid, i cili sërish do të theksoj. Nga ajo procedurë, nga të gjitha dispozitat ligjore më tej do të nënkuptonte si do të kthehet dhe nëse do të kthehet besimi te qytetarët”, u shpreh Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Dameva, para gazetarëve foli edhe për çështjen e raportit të Komisionit të formuar nga Këshilli, në lidhje me arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Komisioni, duhet të vërtetojë nëse ka përgjegjësi gjykatësi Pajazit Pajaziti, i cili ia zëvendësoi Ramadanit masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak. Dameva, thekson që së shpejti raporti do të jetë gati dhe do të diskutohet në seancë të Këshillit.

“Absolutisht, tërë procedura rreth rastit konkret, rreth përgjegjësisë së gjykatësit ose ngjashëm, të mos prejudikojmë ka afate ligjore, por theksoj se në këtë rast do të punohet intensivisht dhe me shumë urgjencë. Kështu që, opinioni meriton përgjigje sa më shpejtë, veçanërisht se ato raste ishin sensitive për opinionin dhe ka reaguar për të njëjtat”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?