Danella Arsovska denoncon ndërtim pa leje 12-katësh në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:16

Danella Arsovska denoncon ndërtim pa leje 12-katësh në Çair

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot publikoi një video para një ndërtese 12-katëshe në Shkup, të cilën e cilësoi si ndërtim të paligjshëm. Arsovska pretendon se objekti është ndërtuar pa leje, pa projekt dhe pa infrastrukturë komunale, me mbi 50 banesa, ndërsa është kyçur ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin energjetik të EVN-së.

Në deklaratën e saj, ajo theksoi se ndërtimi nuk është i sigurt dhe se tani po përpiqen ta paraqesin si ndërtim të vitit 2011, megjithëse lidhjet ilegale janë kryer kohë më parë. Arsovska akuzoi autorët e ndërtimit për gërmime ilegale në bulevard gjatë ditës së sotme, me qëllim lidhjen e objekteve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke shpresuar se askush nuk do t’i kapë gjatë ditës së dielë.

Kryetarja paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të pranojë një dosje të re me mijëra faqe që përmban pretendime për falsifikime dhe keqpërdorime në Komunën e Çairit, ku janë të përfshirë disa funksionarë dhe punonjës të komunës. Flaka Media

278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?