Danella Arsovska shpërthen ndaj VMRO-së: “Sekti mickovian që mbron krimin”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 17:33 Përditësuar

Danella Arsovska shpërthen ndaj VMRO-së: “Sekti mickovian që mbron krimin”

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj sulmeve të orkestruara ndaj saj nga, siç i quan ajo, “sekti mickovian”, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mbrojtje të hapur të krimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton Flaka

Në një deklaratë publike, Arsovska shprehet:

“Sekt mickovian, kam shtetësi çeke që nga lindja. Prindërit nuk kam mundur t’i zgjedh vetë. Kam shtetësi maqedonase nga babai dhe çeke nga nëna.”

Ajo kritikon taktikat e përdorura nga njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, duke i krahasuar me metodat që, sipas saj, janë përdorur më herët nga ish-kryeministri Zoran Zaev:

“Meqë nuk guxoni t’i qaseni Visar Ganiut, nuk e di cili mendje e sëmurë jua ka shpikur strategjinë për të më satanizuar me truket e Zoran Zaevit.”

Më tej, Arsovska sfidon VMRO-në që të dalë publikisht dhe të sqarojë pozicionin ndaj dhunës dhe diskriminimit mbi baza etnike apo kombëtare:

“Hajde, lehni, ‘luanë’ të Mickoskit – dilni publikisht në konferencë për shtyp para Europës dhe thoni me zë të lartë: a e justifikoni që dikush, vetëm pse është bullgar, rom, boshnjak, francez, grek apo edhe marsian, të sulmohet dhe të rrihet?”

Deklarata përfundon me një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Ministrisë së Brendshme:

“MPB-ja juaj është e kriminalizuar, dhe ju jeni peng i krimeve të Visar Ganiut.” Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 17:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?