Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët nëpërmjet “Facebook”-ut ka dalë me reagim në lidhje me zhvillimet e sotme politike.
Thotë se fatin e popullit e shohin më seriozisht se sa emra të përveçëm, ndërkaq ka bërë të ditur se ASh-ja nuk bënë asnjë lëvizje për qejf apo për inat të askujt.
Taravari porositi se nuk janë taksi që mund ta përdorin për tranposrt e as barkë shpëtimi.
“Ne deklarojmë që fatin e këtij populli e shohim më seriozisht se sa emra të përveçëm, dhe se jemi të çliruar nga kompleksi i tyre, i cili është shëndruar si Kompleksi i Edipit. Ne nuk bëjmë asnjë lëvizje për qejf apo për inat të Askujt! Edhe ata që bëjnë profetsi në emrin tonë si të ishin Baba Vanga, le të merren me gjëra më objektive se sa “parashikimi i të ardhmes”. Ne nuk jemi as taksi që na përdorin për transport dhe pastaj na marrin çelsat dhe as barkë shpëtimi për emra dhe mbiemra. Ne jemi Aleanca për Shqiptarët që punon vetëm në interes të Njerëzve!”, thotë në reagim Taravari.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
4 Maj, 2025 19:37
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.