Delegacioni i ASH-së në Korçë: Forcojmë urat e bashkëpunimit

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Gusht, 2025 13:46

Delegacioni i ASH-së në Korçë: Forcojmë urat e bashkëpunimit

Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, po zhvillon një vizitë zyrtare në komunat dhe bashkitë juglindore të Republikës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar.

Pas ndalesës së parë në Bashkinë e Pogradecit, ku u pritën nga kryetari Ilir Xhakolli, delegacioni ndodhet sot në qytetin e Korçës, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe historisë shqiptare – qyteti i shkollës së parë shqipe, i muzeve dhe i traditës së rikthyer europiane.

Delegacioni u prit nga kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, me të cilin u zhvillua një takim i frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Së bashku, vizituan edhe Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe, një simbol i rëndësishëm i arsimit dhe identitetit kombëtar shqiptar.

 Në fokus të diskutimeve ishin:
• shkëmbimi i përvojave ndërmjet komunave dhe bashkive,
• projekte të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kulturës,
• shkëmbimi i nxënësve dhe aktiviteteve rinore,
• bashkëpunimi në zhvillimin e turizmit ndërkufitar,
• dhe sidomos zbatimi i modelit të turizmit katërstinor, që Korça e ka zhvilluar me sukses dhe që mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për komunat tona në Maqedoninë e Veriut.

Dr. Arben Taravari u shpreh: “Korça është shembull i vizionit, identitetit dhe funksionimit europian të një qyteti që nuk ka humbur rrënjët e veta. Jemi të bindur se përmes lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet komunave dhe bashkive tona, do të forcojmë rrjetin e bashkëpunimit shqiptar në rajon, në shërbim të qytetarëve tanë dhe të zhvillimit të përbashkët.”

Po ashtu, delegacioni, i kryesuar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, zhvilloi një takim të veçantë edhe me z. Niko Peleshi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve, perspektivave të integrimit rajonal dhe rëndësisë së ndërlidhjes ndërmjet faktorit politik shqiptar në të dy anët e kufirit. Palët theksuan rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të rregullta për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit në çështje me interes të përbashkët.

Delegacioni përbëhet nga:
• Dr. Arben Taravari – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët,
• Valbon Limani – Kryetar i Komunës së Gostivarit,
• Isen Shabani – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit,
• Blerant Ramadani – Kandidat për Kryetar të Komunës së Sarajit,
• dhe Nazim Taipi – Kandidat për Kryetar të Komunës së Tearcës.

Vizita zyrtare do të vazhdojë në Ersekë dhe Pustec, si pjesë e turneut institucional në komunat e rajonit juglindor të Shqipërisë.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve lokale shqiptare kudo në rajon, duke promovuar zhvillim të përbashkët, solidaritet dhe vizion mbarëkombëtar, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Gusht, 2025 13:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?