Deputeti Snopçe merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Portugali

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 18:58

Deputeti Snopçe merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Portugali

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po mbahet në qytetin Porto të Portugalisë.

Në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar, përfaqësues nga vende të ndryshme po diskutojnë mbi çështje të sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e OSBE-së. Temat kryesore përfshijnë sfidat aktuale të sigurisë, rolin e organizatës në promovimin e paqes dhe demokracisë, si dhe forcimin e dialogut ndërparlamentar.

Snopçe ka bërë të ditur se gjatë sesioneve të asamblesë do të zhvillohet edhe votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një moment me rëndësi për drejtimin dhe prioritetet e ardhshme të këtij institucioni.

Pjesëmarrja e deputetit Snopçe në këtë forum ndërkombëtar përforcon angazhimin e përfaqësuesve tanë në nisma dhe platforma që kanë në fokus sigurinë rajonale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.p

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 18:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë