Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), ka lëshuar 20 vendime të reja për punësime për 19 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Edhe ky konkurs është në vazhdën e konkurseve dhe punësimeve masive të maqedonasve dhe deshqiptarizimit të institucioneve shtetërore. Kjo është një ministri e re e formuar me ardhjen e Qeverisë monoetnike dhe që në fillim është njohur si ministri e VMRO-së, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
Sipas kësaj partie, situatë e ngjashme është edhe në institucionet, drejtoritë dhe ministritë e tjera ku më herët ka pasur të punësuar shqiptarë. Me ardhjen e Qeverisë antishqiptare VMRO-VLEN, në të gjitha institucionet deri më tani janë punësuar me mijëra maqedonas, ndërsa në shumicën prej tyre asnjë shqiptar, ose nga një të vetëm si në rastin e fundit.
“Për të mos u mjaftuar me këtë, shumë shqiptarë janë larguar nga vendet e tyre të punës ose u janë ndërprerë kontratat e punës”, përfundon komtesa nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Korrik, 2025 15:54
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.