Dështimi i dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vazhdimi të hënën

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2025 17:08

Dështimi i dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vazhdimi të hënën

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për punimet e seancës së sotme, e cila dështoi sërish. Sot ishte hera e dhjetë që deputetët u mblodhën në një përpjekje të re për konstituimin e Kuvendit, por sërish pa rezultat. E propozuara për Kryetare Kuvendi nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’po arrin të marrë votat e nevojshme. Seanca konstituive do të vazhdojë sërish të hënën, me fillim nga orën 10:00, shkruan Reporteri.net.

Deputetët për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.

Propozimi për votim të fshehtë u bë në seancën e së enjtes nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, por që nuk u përkrah nga partitë tjera. U cilësua si precedent i rrezikshëm dhe kundërkushtetues.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar fare emra për anëtarë të Komisionit, në asnjërën nga seancat.

“Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Hekuran Muratin, ndërsa subjektet që nuk i kanë propozuar anëtarët e komisionit, janë: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma Socialdemokrate”, deklaroi Dehari.

Ai kërkoi nga këto parti të propozojnë nga një anëtar, mirëpo s’pati propozime.

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar, u hodh në votim.

“Kemi 54 vota për, kundër kemi një dhe nuk kemi asnjë abstenim. Atëherë obligohem ta ndërpres seancën, sepse nuk ka kuorum, dhe të shihemi të hënën, në orën 10:00”, ka deklaruar kryesuesi Dehari.

Lëvizjes Vetëvendosje i është kërkuar disa herë ta ndërrojë kandidaten për kryetare kuvendi, duke ia bërë të qartë se nuk do ta votojnë.

Haxhiu po konsiderohet si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja ta ndryshojë emrin për kryeparlamentar dhe madje AAK-ja ka përmendur edhe dy emra – Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi, si emra që do t’i votonte.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit./Reporteri.net

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2025 17:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?