Diabetikët paralajmërojnë protestë kundër Ministrisë së Shëndetësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 09:33

Diabetikët paralajmërojnë protestë kundër Ministrisë së Shëndetësisë

Pacientët me diabet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë protestë publike, duke denoncuar trajtim diskriminues, ndërhyrje në të drejtat e fituara dhe përpjekje për kursime buxhetore në kurriz të shëndetit të tyre.

“Kjo është një tragjedi, i nderuar ministër, nëse lejohet të ndodhë! Nëse nuk përgjigjeni në mënyrë bashkëpunuese dhe të vetëdijshme ndaj kërkesës dhe apelit tonë, nuk na mbetet tjetër veçse të thërrasim protestë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë,” thuhet në letrën e hapur të Unionit të Shoqatave të Personave me Diabet në Maqedoninë e Veriut, nënshkruar nga kryetari Dime Velev.

Në qendër të revoltës janë propozimet për glukometra më të lirë, rishikimi i terapisë nga komisione jo profesionale dhe trajtimi i pacientëve si barrë për sistemin, çka për pacientët është e papranueshme.

“Nuk do të pranojmë më të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë, si pacientë që duhet të ‘kursehen’ me kosto dhe të rishikohen nga komisione, sikur të ishim rast social,” – theksohet në letrën drejtuar Ministrisë.

Pacientët kërkojnë reagim urgjent dhe ndalim të çdo përpjekjeje për shkurtimin e të drejtave të tyre, duke theksuar se nuk do të lejojnë të shndërrohen në viktima të politikave buxhetore. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 09:33
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë