Dimitrievski: Krijuesi i problemeve nuk duhet të jetë edhe krijues i zgjidhjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 23:06

Dialogu në politikë është i domosdoshëm dhe gjithmonë i mirëpritur, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Lëvizjes ZNAM, duke komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas Dimitrievskit, është e nevojshme të ketë komunikim politik, por shtoi se ata që kanë kontribuar në krijimin e situatës aktuale nuk duhet të kenë mundësinë të jenë pjesë e zgjidhjeve.

“Të njëjtët individë që na sollën në këtë situatë nuk duhet të kenë mundësinë të krijojnë zgjidhje. Ne kemi një qeveri legjitime dhe stabile, e cila ka shumicën absolute dhe është përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjeve,” theksoi ai në një intervistë për Ditarin e Tv Sitell.

Maksim Dimitrievski kritikoi liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar për “hipokrizi të pastër”, duke shtuar se Filipçe po mundohet të pozicionohet si lider i opozitës, ndonëse është vetëm kryetar i një partie politike opozitare. Ai gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që liderë të tjerë opozitarë mund të kërkojnë “forma të tilla të dialogut” në të ardhmen.

Sa i përket mundësisë së një takimi të lidershipit, Dimitrievski nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së tij, megjithatë theksoi se takime të tilla janë më tepër debate mes përfaqësuesve politikë, ndërsa qeveria duhet të mbajë përgjegjësinë për të gjitha veprimet dhe vendimet që merren.

Duke komentuar përplasjet ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit, Antonio Milloshoski, dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, Dimitrievski i konsideroi ato si shprehje dhe qëndrime personale. Ai theksoi se VMRO-DPMNE dhe Lëvizja ZNAM nuk kanë ndonjë çështje të hapur që mund të prishë funksionimin e qeverisë dhe shumicës parlamentare.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 23:06
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë