Dita kur ndryshoi bota e Dianës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 12:44 Përditësuar

Dita kur ndryshoi bota e Dianës

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat tona. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve.

Kur Diana Spencer u takua me princin Charles lindi një histori dashurie. Diana ka qenë e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re. Ata u takuan për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën. Diana i bëri shumë përshtypje atij, por ishte ende e re për t’u lidhur me të.

Në vitin 1980, Diana dhe Charles u takuan sërish dhe atëherë nisën të dilnin bashkë. Gjashtë muaj më pas, ai i propozoi të martoheshin. Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1981 dhe Diana e zgjodhi unazën e martesës nga koleksioni Garrard’s: një safir Ceylon 12 karatë, i rrethuar nga 14 diamante prej ari të pastër 18 karatë.

Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”.

Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që u martua me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.

Dita e dasmës së Ledi Dianës me princin Charles u caktua si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3 500 veta, ndërsa 750 milion të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, ka thënë Diana.

Fustani i nusërisë së Dianës ishte një fustan i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë.

Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 funte. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.

Edhe pse do të ishte nuse në familjen mbretërore, Diana vazhdoi të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Sapo u bë princeshë e Uellsit, ra në sy përkushtimi i Ledi Dianës për kauzat e bamirësisë. Ajo kishte shumë dëshirë të punonte për fëmijët dhe kjo dukej qartë në veprat e saj të bamirësisë. Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe mori pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni. “Sëmundja më e madhe prej nga vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, ama mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, është shprehur princeshë Diana.

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 12:44 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?