Do ta formojmë Qeverinë vetëm me deputetët e pakicave joserbe, thonë nga Vetëvendosje

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 21:18

Do ta formojmë Qeverinë vetëm me deputetët e pakicave joserbe, thonë nga Vetëvendosje

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se me rezultatet aktuale të numërimit të votave, votat e diasporës dhe ato me kusht, do të arrijnë ta formojnë qeverinë si parti e vetme bashkë me komunitetet jo serbe.

Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për RTV21 se qëndrimi i kësaj partie është i palëkundur sa i përket mosbashkëpunimit me Listën Serbe.

“Ne po presim numërimin që po bëhet në Qendrat e numërimit dhe besojmë që me këto numërime dhe votat e mërgatës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara besojmë do të marrim numrin e mjaftueshëm të votave dhe pastaj të deputetëve që ta bëjmë Qeverinë të vetëm si subjekt politik, natyrisht në marrëveshje edhe me deputetët e komuniteteve pakicë por duhet të ritheksojmë se nuk bëhet fjalë për listën serbe, ne nuk do të diskutojmë me Listën Serbe por behët fjale për deputetët e partive të tjera të komuniteteve joshumicë, tha Batusha për RTV21.

I pyetur se çka nëse nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, Batusha tha se në këtë rast më mirë të kalojnë në opozitë sesa të formojnë ndonjë koalicion me partitë e tjera opozitare.

“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që kanë për proceset në Kosovë e sidomos për veriun, Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim me ta për qeverisjen e ardhshme por gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt poltik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, tha Batusha.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?