Dorëheqje të njëpasnjëshme nga udhëheqësia e LSDM-së, pas rezultateve të zgjedhjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:03

Dorëheqje të njëpasnjëshme nga udhëheqësia e LSDM-së, pas rezultateve të zgjedhjeve

Zëvendësministrja shtesë e punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska, sot në profilin e saj në Facebook ka njoftuar se po largohet nga pozita e kryetares së forumit të grave të LSDM-së. Ajo theksoi se po tërhiqet nga strukturat partiake plotësisht e përgjegjshme dhe e vetëdijshme, me sigurinë se nuk e ka tradhtuar besimin që i është dhënë.

JOVANKA TRENÇEVSKA ZËVENDËSMINISTRE PLOTËSUESE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Me ditën e djeshme të zgjedhjeve treguam se jetojmë në një shtet demokratik ku pushteti i takon popullit. Ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën dje dhe e dhatë votën tuaj për ndryshime në mënyrën tuaj. Në mandatin tonë si LSDM nuk kemi lënë askënd të vetëm, kemi futur masa dhe ligje që ndihmojnë të gjithë qytetarët”.

Edhe nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov ka dhënë dorëheqje nga posti partiak pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme.

PERO KOSTADINOV NËNKRYETAR I LSDM-SË

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpartiakë, pas rezultateve të zgjedhjeve po jap dorëheqje nga posti im partiak, nënkryetar i LSDM-së. Liria, paqja dhe përparimi i Maqedonisë janë më të rëndësishmet”.

Mbrëmë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyçi njoftoi se jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Ai tha se dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik.

FATMIR BYTYÇI, NËNKRYETAR I LSDM-SË

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit”.

Edhe kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se po jep dorëheqje nga kjo pozitë në parti, pas humbjes së koalicionit të tyre të udhëhequr nga LSDM në zgjedhjet parlamentare.

Në deklaratën e tij pas publikimit të zgjedhjeve, kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha se këto rezultate janë zhgënjyese për partinë dhe theksoi se të gjithë anëtarët e kësaj partie duke filluar nga ai si kryetar dhe e gjithë udhëheqësia duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se partia duhet të reformohet nga e para./SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?