Drejtoria për Punë Hirdometeorologjike njofton se nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme, deri të premten moti do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër.
Temperatura ditore do të jetë në rënie graduale. Gjatë fundjavës pritet të jetë mot stabil dhe më i ngrohtë.
DPHM njofton se deri të premten në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë. Në pjesë të luginës proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme në një kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë dhe me breshëri.
DPHM rekomandon vigjilencë më të madhe në rast shkarkimesh elektrike, për të mos qëndruar në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
25 Qershor, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.