Dy aksidente me të lënduar ndodhën brenda ditës në rrugët e Maqedonisë së Veriut
Katër persona janë lënduar rëndë pasi një veturë u rrokullis sot në mëngjes në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në qarkoren në Vollkovë, në afërsi të Sarajit.
Informacionin e konfirmoi shefi i ndërrimit në Ndihmën e Shpejtë – Shkup, mjeku Dragan Panov.
“Ndihma urgjente intervenoi me katër autoambulanca. Tre persona me lëndime të rënda trupore janë dërguar në SPQ 8 Shtatori, ndërsa një në Shën Naumi i Ohrit”, sqaroi mjeku Panov.
Sakaq, në Strugë, në rrugën kryesore A-2, përballë Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Frëngovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Strugës, i drejtuar nga D.B. (42), dhe automjeti i tipit “Audi” me targa të Strugës, i drejtuar nga D.M. (30), të dy nga fshati Frëngovë, Strugë.
Në aksident me lëndime janë konstatuar në Qendrën Mjekësore-Strugë dy vozitës dhe një pasagjere tjetër femër nga automjeti i tipit “Volkswagen Golf” A.D.(44) nga fshati Frëngovo e Strugës. Këqyrja është kryer nga një ekip nga NJPB Strugë.
















