Dy ish-ministrat e Drejtësisë alarmojnë: Draft-ligji përfaqëson zhbërje të të drejtave të shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:03

Dy ish-ministrat e Drejtësisë alarmojnë: Draft-ligji përfaqëson zhbërje të të drejtave të shqiptarëve

Në debatin gjithnjë në rritje rreth draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në Maqedoninë e Veriut, dy ish-ministra të Drejtësisë – – Krenar Lloga dhe Blerim Bexheti, kanë ngritur alarmin për rrezikun që, sipas tyre, ky projektligj përfaqëson për pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Krenar Lloga, duke e quajtur ligjin “vulë e nënshtrimit”, thekson se ky është një mashtrim i radhës për elektoratin shqiptar, një përpjekje për të kamufluar dështimet përfaqësuese të VLEN-it përmes një ligji të mbushur me parime boshe dhe pa mekanizma funksionalë. Lloga paralajmëron se “Trupi Koordinues” i paraparë në ligj do të mbetet një strukturë formale, pa ndikim real dhe pa kapacitet sanksionues, ngjashëm me modelin e një avokati simbolik të popullit. Ai e sheh këtë iniciativë si një përpjekje për të zëvendësuar me formalizma të zbrazëta atë që më parë ishte garantuar me instrumente konkrete si Balancuesi.

Nga ana tjetër, Blerim Bexheti nuk kursen fjalët kur e quan ligjin një “projekt për tallje me shqiptarët” dhe një “kapitullim i pastër”. Me tone të ashpra, ai kritikon autorët politikë të draftit – duke përmendur drejtpërdrejt Izet Mexhitin dhe Arben Fetain – për, sipas tij, bashkautorësi në nënshtrimin institucional të shqiptarëve. Sipas Bexhetit, mungesa e mjeteve për të matur përfaqësimin, mungesa e sanksioneve dhe zëvendësimi i detyrimeve me “rekomandime” e bëjnë këtë ligj të papranueshëm dhe rrezikshëm.

Të dy ministrat ndajnë të njëjtin qëndrim: Ky draft-ligj nuk garanton përfaqësim të drejtë, por tenton të relativizojë të drejtat e fituara të shqiptarëve, dhe se propozim ligji po ofron iluzionin e barazisë, por në thelb shërben për të mbuluar mekanizma diskriminues dhe përjashtues.

Në thelb, shqetësimi i tyre nuk është vetëm juridik apo politik – është një alarm për rrëshqitje të standardeve të barazisë në një shtet me karakter multietnik.

Sipas tyre, në këtë debat nuk kemi të bëjmë vetëm me një draft-ligj. Kemi të bëjmë me konceptin e barazisë reale në Maqedoninë e Veriut – një test politik, institucional dhe etik për të gjitha partitë shqiptare, nëse janë për përfaqësim real apo për pazare të heshtura. Flaka Media

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?