ESHR: AKP ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë, reagon ish drejtori Nebiu
Enti Shtetër i Revizionit ka njoftuar se Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë. Sipas këtij institucioni gjatë inspektimit janë zbuluar shkelje serioze në menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe parave të fituara nga shitja e pasurisë së konfiskuar.
Në kontrollin e revizorëve është zbuluar se Agjencia për konfiskimin e Pronës nuk ka bërë kontroll të brendshëm ashtu siç është kërkuar, dhe me këtë ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë.
Gjatë analizave në raportet fiskale, është konstatuar dobësi në menaxhim dhe transparencë. Enti Shtetror i Revizionit ka konstatuar se në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2024, edhe pse janë deklaruar 1650 miliardë denarë, nga të ardhurat e përgjithshme nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe pasurisë të patundshme prej tyre janë paguar vetëm 1205 miliardë denarë, ndërkaq 455 milionë denarë nuk janë paguar në buxhetin e shtetit me të cilën e kanë dëmtuar atë.
Reagoi Driton Nebiu, ish drejtor i Qendrës për menaxhim me pronën e konfiskuar.
“Me përgjesinë më të lartë morale dhe ligjore Informoj qytetarët që nga koha e emrimit tim drejtor në Agjencinë për menaxhimin e pronës së konfiskuar me datë 09/03/2023 deri në fund të periudhës sa menaxhoja me institucionin me dateëë 30/09/2024 janë arkëtuar gjithsej 164,000,000 denarë ose 2,666,000 milion euro, edhe atë 75,000,000 denarë në vitin 2023 dhe 89,000,000 denarë në vitin 2024! E tërë vlera e arkëtuar nga ana e agjencisë është transferuar në buxhetin e shtetit gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet e Agjencisë! Për menaxhimin e mjeteve të Agjencisë para kohës që une isha drejtor lus të gjithë të interesuarit që të drejtohen tek Agjencia për menaxhimin me pronën e konfiskuar”, tha Nebiu. Flaka Media
















