Euroambasadori Rokas: Identiteti ruhet më mirë brenda BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 12:01

Euroambasadori Rokas: Identiteti ruhet më mirë brenda BE-së

Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, nga qyteti i Ohrit ka vlerësuar pozitivisht Raportin e fundit të Parlamentit Evropian, duke theksuar se ai ofron mbështetje të fuqishme për proceset integruese të vendit, si dhe për reformat kyçe në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe përballjen me sfidat e brendshme, përcjell Flaka

Duke komentuar pjesët më të diskutuara të raportit, që lidhen me çështjet e identitetit dhe gjuhës, ambasadori Rokas theksoi se Parlamenti Evropian është institucion i pavarur që merr vendime politike sipas procedurave të veta të brendshme.

“Më me rëndësi është të theksohet se identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizave negociuese. Identiteti dhe gjuha mbrohen më mirë me anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, deklaroi ambasadori Rokas.

Ai shtoi se përparimi në rrugën evropiane kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, me fokus në sundimin e ligjit dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 12:01
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë