Eurodeputetja greke: Jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të Shkupi – Gjuhe tyre – dialekt bullgar!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 22:48

Eurodeputetja greke: Jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të Shkupi – Gjuhe tyre – dialekt bullgar!

Në një deklaratë provokuese dhe fyese ndaj identitetit kombëtar të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli ka ngritur tensionet në prag të votimit për Raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, që do të mbahet sot në Parlamentin Evropian.

“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase – e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë,” – u shpreh Latinopuli gjatë diskutimeve plenare.

Eurodeputetja e cila përfaqëson Greqinë në Parlamentin Evropian, mbështeti hapur qëndrimet e Bullgarisë sa i përket identitetit dhe gjuhës së maqedonasve, duke i mohuar ato si të tillë.

“Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët. Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare,” – shtoi ajo.

Në një moment të veçantë të deklaratës, Latinopuli theksoi:

“Nëse dëshironi paqë dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke.”

Deklaratat kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbetet të shihet nëse ndonjë grup parlamentar në PE do të kërkojë distancim zyrtar nga gjuha denigruese dhe ofenduese e përdorur në seancë.

Votimi për Raportin e progresit të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së pritet të zhvillohet më vonesë gjatë ditës së sotmeseancën plenare në Strasburg.

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?