Familja dhe miqtë në zi: Ndërron jetë papritur Agron Saliu, Faton Ahmeti ngushëllon familjen!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:57

Familja dhe miqtë në zi: Ndërron jetë papritur Agron Saliu, Faton Ahmeti ngushëllon familjen!

Me pikëllim të thellë njoftohet vdekja e Agron Saliut (41), punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës, i cili ndërroi jetë dje papritur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ku ndodhej për pushime me familjen e tij. Lajmi ka shokuar familjarët dhe miqtë, pasi i ndjeri nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së, deklaroi:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë, Agron Saliu, në moshën 41-vjeçare. Agroni do të mbahet mend për përkushtimin, sinqeritetin dhe dashurinë që tregonte ndaj njerëzve dhe punës që bënte. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve në këtë ditë të rëndë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.”

Sipas dëshmitarëve për mediat në Shqipëri, tetovari kishte nevojë urgjente për ndihmë:

“Banorët dhe turistët e pranishëm në vendngjarje e sollën dy herë në jetë, derisa erdhi ambulanca.”

Fatkeqësisht, ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur ishte tepër vonë për jetën e Agronit.

Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajza. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet sot në Tetovë. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 12:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?